32 vite mungesë, rikthehet Orkestra Simfonike e Shkodrës

12 Prill 2023, 17:37| Përditesimi: 12 Prill 2023, 17:41

  • Share

Tingujt e Orkestrës Simfonike të Shkodrës janë rikthyer me një mbrëmje gala  madhështore në koncertin e saj të parë pas shumë vitesh në teatrin "Migjeni" në Shkodër.

Nga filmi "Skënderbeu" i Çesk Zadesë tek interpretimi i materialeve muzikore të emrave të njohur të kompozitorëve shkodran si: Prenkë Jakova, Tish Daija, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani, e të tjerë nën dirigjimin e Maestro Jetmir Barbullushit i dhuruan emocione të bukura publikut shkodran.

‘Fakti është që Shkodra është ky vend ku ne kemi shumë borxhe ndaj kompozitorëve shkodran të cilët janë shumë e shumë ku është e pamundur për t’i përfshirë brenda një koncerti. Kjo tregon që ne jemi një qytet me një traditë të jashtëzakonshme muzikore.’- u shpreh Jetmir Barbullushi  

Formacioni prej 51 instrumentistësh u shoqërua nga vokalet e emrave të njohur si Marjana Leka, Adelina Paloja, Armando Likaj etj, ku nuk munguan dhe përshtypjet e artistëve.

 ‘Është një gjë e mrekullueshme ajo që u përcjell shumë bukur dhe nga publiku, por jashtëzakonisht emocione u përcollën dhe nga ana jonë si interpretues në skenë që e meriton Shkodra dhe e ka merituar gjithmonë”, u shpreh artisti Armando Likaj.

Një moment historik dhe vazhdim i një tradite të ndërprerë ne mes e konsideruan një pjesë e artistëve rikthimin e punës së Orkestrës Simfonike pas disa vitesh mungesë.

‘Një koncert ku nuk di ç’të vlerësoj më përpara. Muzika e shkëlqyer, interpretuesit me një pasion të madh dhe mbi të gjitha një publik i shkëlqyer që e ka pritur këtë ditë. Ky është një triumf i Shkodrës kulturore dhe muzikore.’- tha Zhani Ciko.

‘Kisha me thënë një moment historik jo vetëm për Shkodrën, por mbarë kombin Shqiptar sepse edhe vetë shkolla ku unë kam filluar mësimet e para të pianos quhet “Prenk Jakova”. Jemi rritur me ëndrrën e madhe  me dashurin ë për Shkodrën dhe për Shqipërinë’- u shpreh sopranoja Adelina Paloja.

Filarmonia e Orkestrës simfonike të Shkodrës u themelua në vitin 1878, për t’i dhënë me tej në vazhdim një rrugëtim të ri artit muzikor. Koncerti i radhës i Orkestrës simfonike pritet të mbahet në muajin mars.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 13/04/2023 15:44

    Po me bahet qefi shume. Kam pas fatin e madh qe ne vitet 80' 81' kam qene orkestrant ne ate kohe filarmonia.shume emocione, nostalgji.Urime e Pune te mbare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?