BKH

Kronikë

32 vende të lira për hetues në BKH, Aida Hajnaj thirrje për kandidim: Afati deri më 20 prill, procesi do të jetë i drejtë dhe transparent

14 Prill 2021, 10:34| Përditesimi: 14 Prill 2021, 12:32

  • Share

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, ka bërë thirrje për aplikime për 32 vendet e mbetura vakante për hetues në këtë institucion.

"Kandidatët me integritet dhe profesionalizëm të aplikojnë, afati deri në datë 20 prill. Procesi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH do jetë i drejtë dhe transparent", shkruan ndër të tjera Hajnaj.

Hetuesit të cilët do të punësohen do të kenë detyrimin të kryejnë hetime penale nën drejtimin e SPAK dhe për t’u punësuar duhet të përmbushin kushtet e sigurisë që janë përcaktuar në nenin 6 dhe nenin 38 të Ligjit nr. 95/2016.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm që gjendet më poshtë bashkë me njoftimin zyrtar dhe duhet t’a dorëzojnë aplikimin e tyre brenda datës 20 prill.

Ndërkohë që 28 kandidatet e BKH të përzgjedhur nga SPAK kanë nisur trajnimet me prokurorë e partnerë ndërkombëtarë. 

Në maj agjentët e kualifikuar marrin në dorë dosjet e para hetimore. Report Tv mëson se ata do të nisin nga puna me dosjet e procedimeve penale të korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit u bë me 28 agjentët e parë para pak ditëve. Ata kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/04/2021 02:44

    Kujt ja mban te aplikoje per ne BKH? Duhet te heqesh dore nga shume gjera,humb jeten private,tenden dhe te te afermeve,s'ndihmon dot as shoqnine dhe shoqnine e shoqnise, as me lek e as pa lek,nuk nxjerr dot as per vete ndonje kacidhe,ja ashtu nen dore.Me e lehte eshte te lesh duhanin,se sa zakonet turkoshake te korrupsionit qe kemi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?