+ 32 mln $ në buxhet, ja cilat
janë projektet ku do të investohen

24 Shtator 2014, 18:06| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Ndërsa kryeministri Edi Rama në një konference të posaçme njoftoi ditë më parë se qeverisë i kanë tepruar  fonde, si rezultat i tejkalimit të objektivave buxhetore, të përcaktuara në fund të vitit të kaluar, shefi i ekzekutivit ka njoftuar se cilat do të jenë projektet që do të financohen me këto para.
 
Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, tregohen 12 projektet që do të financohen nga rritja e të ardhurave, që kap shifrën 32 milionë dollarë.

12 projektet janë: ndërtimi i rrugës Kukës-Morinë, 2 Lote që përfshijnë vepra arti të mëdha e 2 viadukte; ndërtimi i rrugës Milot –Fushë Krujë, Loti 4; plotësimi i segmentit Dragobi-Valbonë; sistemim-asfaltimi i rrugës Kukës-Krumë, 2 Lote; By-pass-i Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lotet 4-11; Unaza e Re, 2 segmente: Komuna e Parisit– Rruga e re Tiranë – Elbasan; si dhe Komuna e Parisit – Rruga Kavajës; Rruga Lushnje-Berat, 3 Lote. 

Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i Unazës veriore Korçë, rruga Korçë-Kapshticë. Gjithashtu edhe ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 1.  Projekte të tjera janë edhe ndërtimi i rrugës Kardhiq- Delvinë, 3 Lote. Sistemim-asfaltimi i rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec, Loti 2 dhe sistemim-asfaltimi i rrugëve lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) Loti 1. 

rritja e te ardhurave







































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?