Foto ilustruese

31-vjeçari me 'Audi' përplas për vdekje këmbësorin në Fier

4 Dhjetor 2022, 19:20| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 19:28

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku 31 vjeçari E.Zh teksa drejtonte automjetin tip ‘Audi’ ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima ende nuk është identifikuar nga policia, por mendohet të jetë rreth 70 vjeç. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 ndërsa raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e të moshuarit që ndërroi jetë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?