Vaksinat e mbërritura

Kronikë

Mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri! Rama: Vaksinohuni

6 Shtator 2021, 21:37| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 22:11

  • Share

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave anti-COVID të mbërritura në vendin tonë. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të cilët bëjnë thirrje për vaksinim.

"Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni", apelon Rama dhe Manastirliu.

4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nga 5991 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 502 qytetarë. Nisur nga shtimi i rasteve të reja me COVID dhe shtrimeve në spitale, është hapur spitali COVID-3, ish-Kirurgjia në QSUT. Hapja e këtij spitali sipas ministrisë së Shëndetësisë është bërë në kuadër të planit të hartuar për përballimin e situatës së COVID në vendin tonë, në një kohë kur ekspertët shprehen njëzëri se vjeshta pritet të sjellë një përkeqësim të shifrave. 

Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. Rikujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 30 gushtit njoftoi se si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend, për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për 3 kategori: stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë.,ndërsa po diskutohet për të tjera grupe. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Nga 1 shtatori u zgjat ora policore e cila fillon në 23:00 deri në 06:00. 3 kushte janë vendosur edhe për qytetarët që duan të futen në Shqipëri duke nisur nga sot.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?