Gramoz Ruçi dhe Mickey Levy

Politikë

30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, kryeparlamentari i Izraelit letër Ruçit: Mundësi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

21 Korrik 2021, 09:15| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 07:22

  • Share

Kryeparlamentari i sapozgjedhur i Izraelit, Mickey Levy i ka shkruar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kryeparlamentari Levy shkruan se kjo ditë ndër të tjera është një mundësi më tepër për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar duke theksuar se marrëdheniet mes dy vendeve duhet të thellohen.

 “Unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e fuqishëm ndërparlamentar, i cili nxit e lehtëson bashkëpunimin midis vendeve dhe popujve tanë. Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërkombëtar janë më të rëndësishëm  se kurrë përballë sfidave  të sotme të njerëzimit. Ndaj të njëjtën dëshirë me ju se bashkëpunimi midis Knesetit të Shtetit të Izraelit dhe Kuvendit të Shqipërisë duhet të thellohet e zgjerohet. Ky vit, i cili shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve tona, është një mundësi më tepër për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar", shkruhet në letër.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?