30-vjeçarja Emine Berisha

30-vjeçarja doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më! Prej 19 ditëve e zhdukur, Polica në Kosovë kërkon ndihmë për gjetjen e saj! Familjarët e alarmuar

21 Tetor 2022, 16:50| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 17:25

  • Share

KOSOVË- Emine Berisha, 30-vjeç nga komuna Samadraxha, Suharekë është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 2 tetor, ndërsa polica ka kërkuar dhe bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e saj.

Ka qenë bashkëshorti i saj, ai që ka denoncuar zhdukjen e të shoqes. 30-vjeçarja është parë për herë të fundit nga familjarët e saj mëngjesin e 2 tetorit, kur ajo ka dalë nga shtëpia dhe të afërmit nuk kanë më pasur asnjë kontakt me të.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë, ndërsa k publikuar dhe foton e saj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?