Policia Gjirokastër

30-vjeçari përplas me makinë një 14-vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes

12 Maj 2022, 22:50| Përditesimi: 12 Maj 2022, 22:53

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gur në Këlcyrë. Një 30-vjeçar ka shtypur me makine një të mitur 14-vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spitalin e qytetit nën kujdesin e mjekëve teksa policia është  në kërkim të autorit.

“Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip "Opel", me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.  Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.  Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?