Spitali Infektiv

Bilanci i COVID/ Sot 309 raste të reja dhe 2 viktima! 19 të infektuar në gjendje të rëndë të Infektivi! Apeli: Vaksinohu

11 Dhjetor 2021, 18:08| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 19:01

  • Share

TIRANË- 309 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, dy persona të moshave 47 dhe 79 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht të shtruar në spitalet COVID janë 145 pacientë.  Fatkeqësisht,17 prej tyre, bëhet e ditur se janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 309 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, teksa ministria e Shëndetësisë, bën apel për vaksinim si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë”, thuhet në njoftim.

Statistika (11 Dhjetor 2021) 
Raste të reja ditore          309
Të shëruar në 24 orë       386
Të shtruar në spitale       145
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 2,706 

Testime totale              1,419,120
Raste pozitive                203,524
Raste të shëruara          194,838
Raste Aktive                      5,554
Humbje jete                      3,132


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,718
Fier                 623
Gjirokastër     567
Shkodër          379
Durrës             313
Berat               225
Elbasan           242
Vlorë                182
Lezhë               121
Korçë               89
Kukës               48
Dibër                47

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?