303 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit

18 Shkurt 2022, 19:00| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 19:09

  • Share

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,651 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 303 qytetarë dhe ka humbur jetën një person. Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 118 në Tiranë, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet.

Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar nga Kurbini 66 vjeç. Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          303

Të shëruar në 24 orë       1,066

Të shtruar në spitale       89

Humbje jete në 24 orë    1

Testime ditore                 2,651

Testime totale                1,724,866

Raste pozitive                 269,904

Raste të shëruara           261,065

Raste Aktive                    5,406

Humbje jete                     3,433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1,845

Fier                  824

Vlorë               499

Elbasan           498

Berat                393

Shkodër           243

Lezhë               321

Gjirokastër      278

Durrës              168

Korçë               148

Kukës               164

Dibër                25

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?