30 vjet Gjermani e bashkuar/ Basha: Ribashkimi i saj themeloi vlerat e lirisë dhe demokracisë

3 Tetor 2020, 15:01
  • Share

Lulzim Basha e ka shënuar ribashkimin e  Gjermanisë 30 vite më parë si rënien e mureve të Europës Lindore duke themeluar vlerat e lirisë dhe demokracinë. Basha shkruan në twitter se Gjermania është mbështetja më e madhe e Shqipërisë për integrimin e vendit dhe frymëzim për vendet e tjera për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

"Ribashkimi i 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor. Natyrshëm edhe ne e kremtojmë sot këtë ditë si përkujtesë në rrugën drejt përmbysjes së regjimit që na mbajti për 50 vjet larg vlerave europiane por edhe si frymëzim për rrugën plot sfida në mbrojtje të lirisë. Sot jemi krenarë për një aleat si Gjermania që është mbështetësja më e madhe e integrimit në BE të Shqipërisë dhe që qëndron krah nesh në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë", shkruan Basha


Lajmi kryesor:

30 vjet nga Bashkimi i Gjermanisë, ambasadori Zingraf thirrje politikës: 25 prilli të shënojë zgjedhje të lira, jetike për të ardhmen e vendit! Ecni para me zbatimin e reformave


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?