30 vite pa investime, periferia e Laçit e shkatërruar, banorët: Nuk dimë ku të ankohemi

3 Shtator 2022, 16:50| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 16:53

  • Share

Pluhur, rrugë të paasfaltuara, me gropa si dhe mbeturina të hedhura vend e pavend. Kjo është pamja me të cilën përballesh në periferinë e qytetit të Laçit. Banorët ngrenë shqetësimin se mungesa e infrastrukturës rrugore është një problem që e vuajnë prej 30 vitesh. Lëvizja për ta është mjaft e vështirë, pasi në verë mbizotëron pluhuri ndërsa në dimër balta.

“Këtu është ky problem ka 30 vite. S’ka vënë dorë askush, vetëm banorët çfarë kanë mundur të bëjnë banorët vetë për rrugën se për shtetin harroje. Është shumë e vështirë për fëmijët, në gjithë këtë baltë por është vështirë edhe për banorët. Kjo është rrugë kryesore për banorët. Sa herë që bëhen votime bëhen premtime, pastaj nuk vjen më për të pyetur kush për ne”, tha një banor.

“Rruga është katastrofë. Bashkia nuk do t’ia dijë për këtë punë, por rruga është shumë e vështirë”, u shpreh një tjetër.

Banoret thonë se janë detyruar të ndërhyjnë disa here vetë për ta bërë rrugën të kalueshme.

“Ne nuk dimë më ku të ankohemi. Këtu pushteti qendror është zero. Është shumë e vështirë për ne.  Të kisha mundësi largohem nga këtu do largohesha po jam vetëm me 50 mijë lekë përkrahje. Kanë premtuar sa të duash po rruga këtu ka mbet copa-copa”, tha një banor.

Lagjet periferike të qytetit të Laçit, prej vitesh janë lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë Kurbin pasi investimet janë përqendruar vetëm në qendër të qytetit.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 03/09/2022 19:20

    Ankohuni ne Fushe Kuqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?