30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, 'rikthehet' Donald Lu! Flet serish për gjuetinë për “peshqit e mëdhenj” dhe kundërshtarët e Reformës në Drejtësi

21 Mars 2021, 13:21| Përditesimi: 21 Mars 2021, 13:39

  • Share

30-vite nda rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ambasada amerikane në Tiranë vijon të sjellë mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.

Sot ka qenë radha e Donald Lu, diplomatit që tani shërben në Kirgistan, por që punoi në Shqipëri për më shumë se 3 vite e gjysmë. Në mesazhin e tij Lu, e ka vënë theksin në atë që ishte puna kryesore e tij në Shqipëri vënja në jetë e Reformën në Drejtësi.  Gjithashtu, Donald Lu e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shërbimin si kryediplomat në Shqipëri, ndërsa ka risjellë edhe njëherë gjuetinë për peshqit e mëdhenj.

 “Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në videon e publikuar nga ambasada.

 “Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Donald Lu ka qenë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri nga 2015-2018.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetaret: 21/03/2021 17:53

    populli i ndershem nuk mundet te duroje zgjedhen e palacove politikane qe luajne me fatet e vendit... ky vend duhet te behet sa me shpejt z.ambasador.. Ju shpetuat kete vend para 100 viteve . dergojeni ne fund misionin tuaj, bejeni Shqiperine pjese te Europes...

    Përgjigju
  • LORA: 21/03/2021 17:06

    Falnderim dhe mirenjohje per kontributet tuaja ekskluzive,zoti D.Lu, per Reformen madhore dhe jetike ne Drejtesi per vendin tim.Fale punes tuaj,nisa te besoj ne dashamiresine e SHBA-ve ndaj Shqiperise e shqiptarve ne shumice.Rezultatet e kesaj Reforme kane nisur te duken qartazi,,,por ende peshkaqenet nuk jane ndeshkuar. Paci shendet e suksese ne punen tuaj,zoti Lu.

    Përgjigju
  • Vloreee: 21/03/2021 15:28

    Do ket ardh per tu qethur ky...

    Përgjigju
    • emri: 21/03/2021 17:01

      e harroi shqipen ky? sa keq se nuk po na i meson dhe Kim-i. ishalla meson gjuhen e vendit ku eshte e u shet atyre fjalime te ngrohta. eh o kasolle ku na mblove e cfare na kujtove ...

  • Burgajeti: 21/03/2021 14:24

    Ndryshimin e sjell ajo fprce qeverisese,e cila ka treguar se megjithe gabimet,eshte e prirur per shtetformimin,realizimin e reformave themelore,si ajo administrative dhe vecanerisht ate te drejtesise,per forcimin e institucioneve dhe permiresimin e sherbimeve ndaj Popullit.Deputetet si parim,votojne si grup parlamentar vendimet politike qe merr forca qe i udheheq dhe i ka bere deputete... Deri me sot PS-ja ka treguar se kerkon te realizoje per cfare them me siper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?