30 shtatori afati i fundit që kanë bizneset e mëdha për të paguar këstet e tatim fitimit

10 Shtator 2020, 18:19| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 18:45

  • Share

Bizneset e mëdha duhet të parapaguajnë këstet e tatim fitimit për muajt Korrik, Gusht, Shtator brenda  datës 30 Shtator 2020.

Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ka bërë thirrje tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në fushën e bankave, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve që të shlyejnë detyrimin brenda datës së përcaktuar. 

“Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë, që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve se brenda datës 30 Shtator 2020 duhet të kryejnë pagesën e këstit tremujor të Tatimit mbi Fitimin për periudhat tatimore Korrik, Gusht, Shtator 2020”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë sa i takon bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen. 

“Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën Prill-Dhjetor 2021”, vijon njoftimi. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?