Foto ilustruese

30 mijë lekë mbështetje financiare për fermerët për çdo hektar të mbjellë me grurë! Rama sqaron aplikimin në e-Albania

22 Gusht 2022, 12:30| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 12:36

  • Share

Fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre do të mbështetën financiarisht me 30.000 lekë të reja për çdo hektar grurë, duke filluar nga data 1 shtator. Kështu bëri me dije përmes një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama.

Rama sqaroi se aplikimet të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Kryeministri tregoi edhe procedurën e aplikimit të e-Albania.

“Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”, shkroi Rama.

Ministria e Bujqësisë miratoi në fillim të gushtit rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë të mbjellë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?