Qendra shëndetësore 'Gjoricë' në Bulqizë

Helmohen 30 banorë në Bulqizë, marrin ndihmë mjekësore në spital! Policia: Në bashkëpunim me AKU-në po hetojmë ngjarjen

3 Qershor 2023, 18:27| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 18:45

  • Share

Në qendrën shëndetësore të Gjoricës në Bluqizë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 persona të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, banorët janë larguar në banesat e tyre.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e helmimit, grupi hetimor në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit kanë nisur hetimet.

“Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”-thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?