30 armët e modifikuara të 
Shehut, për çfarë do i përdorte

23 Mars 2016, 08:04| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Një pushkë bastun, e prodhuar në Uzinën e Artilerisë enkas për Mehmet Shehut ishte bërë shkas për të hetuar rreth një varg armësh të modifikuara për ish-kryeministrin e vetëvrarë në dhjetor 1981.

Çfarë ishte kjo pushkë, që sipas një relacioni sekret do të përdorej nga Mehmet Shehu për eliminimin fizik të Enver Hoxhës?
Pushka bastun ishte prodhuar nga përgjegjësi i grupit shkencor në uzinën e Artilerisë Dhimitër Sherko dhe i ishte dorëzuar Veli Llakajt në maj të 1982. Llakaj e kishte mbajtur vetë në makinën e tij për 4-5 muaj këtë pushkë bastun dhe e kishte dorëzuar, duke thënë se ajo mund të ishte arma, me të cilën Mehmet Shehu do të eliminonte Enver Hoxhën.

Ky informacion sekret është ruajtur në një dosje të Komitetit Qendror bashkë me materiale të tjera rreth Mehmet Shehut. Informacioni ishte bërë shkas për hetime të mëtejshme dhe ishin zbulur edhe shumë raste të tjera, ku me urdhër të Mehmet Shehut ishin prodhuar disa armë të modifikuara, një pjesë e tyre për gjueti, të cilat sipas hetimeve të tetorit 1982 më shumë gjasa ishin porositur prej Mehmet Shehut për tu përdorur në një sulm të mundshëm mbi Enver Hoxhën.
Dokumenti sekret që sjellim sot zbulon të gjithë detajet e këtyre armëve sekrete, prodhimin e tyre, testet e bëra, sa të suksesshme ishin modifikimet e bëra, dhe se për çfarë do të përdoreshin...

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?