3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, banorët kërkojnë rikonstruksionin e pallatit 12-katësh: Të nisë sa më shpejt puna! Po qëndrojmë jashtë

10 Shkurt 2023, 13:32| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:22

  • Share

3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, pallati 12-katësh i firmës “Gora” në lagjen nr.12 pas kalvarit të gjatë të hartimit të disa aktekspertizave nga Instituti i Ndërtimit për rikonstruksionin apo shembjen e tij, 65 familjet që banonin në të kërkojnë nisjen sa më shpejt të punimeve, sepse godina ka dëmtime të shkallës DS3.

“Duam që sa më shpejt të nisë puna, sepse pallati po dëmtohet. Përgjigja që morëm sot nga inxhinieri i ndërtimit në bashki ishte që presim fondin nga Ministria. Kemi kërkuar që të nisë sa më shpejt rikonstruksioni i pallatit, sepse kemi 4 vite jashtë. Kryetarja na ka thënë që rikonstruksioni do të nisë me fondet e bashkisë”,- shprehen banorët e pallatit nr. 12.

Bashkia Durrës në një kontakt me Report Tv ka deklaruar se gjithë dokumentacioni është përfunduar sipas rregullave dhe tashmë pritet vetëm financimi nga ana e qeverisë për nisjen e punimeve.

Sakaq problematike paraqitet situata e dëmtimit edhe më shumë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur rrjetin elektrik, sahatët e ujit dhe kangjellat.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?