Foto ilustruese

3 qershori, Dita Botërore e Biçikletave

3 Qershor 2023, 09:15| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 09:24

  • Share

Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë dhe është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar.

Dita Botërore e Biçikletave festohet çdo vit më 3 qershor, ku vende të ndryshme në të gjithë botën sensibilizohen për të përdorur më shumë biçikleta dhe për të evituar mjetet e ndryshme të transportit që shkaktojnë ndotje të ajrit, trafik të rënduar dhe rrugë të mbipopulluara.

Përdorimi i këtij mjeti, sa ekonomik aq edhe i dobishëm, na bën mirë të gjithëve dhe ka disa avantazhe: është një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm për shëndetin dhe mjedisin; zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetin e tipit dy; ul prevalencën e obezitetit; ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.

Në Shqipëri përdorimi i biçikletave është kthyer në një trend, ku  çdo ditë e më shumë rritet numri i atyre që përdorin këtë formë të transportit për më shumë shpejtësi dhe argëtim njëkohësisht.

Përveç qyteteve të cilat shquhen për përdorimin e biçikletave, kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më tepër miqësor me këtë formë transporti, aq sa në më pak se 20 minuta mund të përshkosh Tiranën me lehtësi nga njëra anë në tjetrën.

Aktiviteti i rregullt fizik, të tilla si ecja, çiklizmi ose sportet tjera, sjellin përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin, tek të gjitha moshat.

Kjo pasi disa aktivitete fizike të thjeshta janë më të mira se asnjë. Duke u bërë më aktiv gjatë gjithë ditës në mënyra relativisht të thjeshta, njerëzit mund të arrijnë me lehtësi nivelet e rekomanduara të aktivitetit.

Përhapja e përdorimit të biçikletës, e cila është shumë e dobishme si në aspektin mjedisor e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social, është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?