3 netët folklorike të ‘Sofrës Dardane’ në Bajram Curri

9 Maj 2023, 17:10| Përditesimi: 9 Maj 2023, 17:30

  • Share

Qyteti i Bajram Currit për tre net radhazi është kthyer në djepin e folklorit të këngëve, melodive orkestrale dhe valleve popullore duke sjellë edicionin e 20-të  Festivalit të “Sofrës Dardane”, në Bajram Curri.

Organizuar nga Unioni Artistik i Kombit dhe bashkia e qytetit mbi 500 artistë të Ansamblit nga të gjitha trevat shqiptare u bënë pjesë e festivalit duke sjellë me mjeshtri larminë e tingujve tradicionalë të folklorit shqiptar.

‘Sofra Dardane është një nga eventet e rralla me vlera të jashtëzakonshme, që jep mesazhe bashkimi, mesazhe shqiptarie, uniteti dhe më kryesori mesazhe të ruajtjes së vlerave shpirtërore të popullit tonë’- u shpreh Frrok Gjonaj.

Me kostume të larmishme u parakalua në rrugët e qytetit duke sjellë entuziazëm tek banoret e qytetit. Netëve folklorike nuk i munguan dhe tingujt e instrumentit historik të veriut Lahutës së Malësisë.

‘Pata nderin dhe fatin që në këtë 20 vjetor të krijimit të “Sofrës Dardane” të marr pjesë. Në këtë event marrin pjesë nga të gjitha trevat e Shqipërisë me shoqëri kulturore, ansamblet e Malit të Zi, të Kosovës, Të labërisë, Çamërisë, të Pukës, Tropojës dhe të gjithë trevat!’- tha Gjonaj.

“Sofra Dardane” është një ndër festivalet më të rëndësishme kombëtare të muzikës folklorike të veriut që bën bashkë çdo vit artin e muzikës shqiptare nga të gjithë anët e trevave. Në këtë event morën pjesë edhe shumë personalitete nga Kosova e Shqipëria.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?