3 netë magjike, 'MIK Festival' mbyll edicionin e 5 në Korçë! Sopranoja Mula: Pasuri që përcjell art universal

1 Gusht 2022, 15:32| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 15:53

  • Share

Muzika, baleti, piktura dhe letërsia u gërshetuan në tre netë magjike të Festivalit të Muzikës Internacionale në Korçë, i cili përmbylli edicionin e pestë këtë vit në Ishullin e Maligradit në Prespë.

Ideatore e festivalit, sopranoja Inva Mula i konsideroi netët të larmishme ku publiku e gjen veten në rryma të ndryshme artistike.  Për artisten Mula, Mik Festival arriti të përcillte mesazhin se arti i vërtetë është universal.

“Ky ishte një edicion jubilar, i cili shënoi dhe e konsolidoi MIK Festival dhe tregoi dhe njëherë që arti i vërtetë nuk ka kufij as në gjini, as në gjuhë, është universal dhe është gjuha më e bukur, gjuha e muzikës", tha Inva Mula. 

Edicionit jubile të repertorit të këtij viti nuk i munguan dhe performancat artistike të violinistes Juljana Laska dhe artistes greke Katerina Kitrou e cila performoi në harpë.

“Është një kënaqësi. Ishte një punë e mirëfilltë për të përshtatur programin e harpës së madhe, në një harpë më të vogël kontemporane”, shprehet Kitsou.

“Jemi shumë të lumtura dhe të nderuara që  e madhja Inva Mula dhe Mik Festival na besoi këtë pjesë të festivalit. Të luajmë në këtë vend me ambient të brendshëm edhe ne në skenë u përlotëm”, tha violinistes Juljana Laska.

“Teatri Andon Zako Cajupi”, Hani i pazarit të vjetër në Korçë, Shtëpia Muze e Sterjo Spases dhe Ishulli i Maligradit në Pustec ishin 4 destinacionet kryesore ku u zhvillua edicioni i pestë i MIK Festival, ku për 3 netë me radhë artistë vendas dhe të huaj interpretuan për publikun artdashës korçar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?