3 muaj më parë Fatmir Xhafaj paralajmëroi debatin për ndërhyrjet në drejtësinë e re: Mund t’i prishim sytë (VIDEO)

22 Maj 2020, 16:15| Përditesimi: 22 Maj 2020, 16:37

  • Share

Debatin e sotëm mes aktorëve politikë dhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim për të ndërhyrë në reformën në drejtësi e ka paralajmëruar ish kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.

Në fjalim e tij në 12 shkurt 2020 në parlament Xhafaj kërkoi përgjegjësi nga kuvendi për amendimet që janë paraqitur për organet e drejtësisë duke thënë se kur procesi ngec në zbatueshmëri, bëhen amendime për të kapërcyer pengesat.

Po ashtu ka kërkuar përgjegjshëmri dhe zbatim të kompentencave nga KLGJ dhe KLP. Xhafaj u kërkoi kolegëve socialiste të bëjnë kujdes sa herë të tilla iniciativa të reja ligjore prekin reformën në drejtësi.

Fjala e Fatmir Xhafës në Kuvend në 12 shkurt
Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike. Kërkohet një analizë e kujdesshme për të kuptuar problematikat e vrejtura dhe mënyrën se mund ti adresojmë ato dhe vecanërisht : rritjen e ritmit të procesit të vetingut dhe një prioritizim më të mirë të cështjeve në shqyrtim, nevojën për një rol më proaktiv të dy këshillave, funksionimin e shpejtë të ILD, një përshpejtim të procesit të funksionimit të GjL dhe GjK, rolin e shkollës së magjistraturës në plotësimin e boshllëkut të madh të krijuar në system etj.

Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj. Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë”, shprehej Xhafaj në fjalën e tij, duke shtuar se: Dëshiroj të nënvizoj një çështje të rëndësishme në vlerësimin tim.

Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse sic dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu sic nuk ka edhe një ligj cudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre.

Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre.

Mendoj se kjo është një qasje e gabuar. Ndaj e shoh një gjë shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere (OPDAT dhe EURALIUS) është duke u bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse. Sepse ndryshe ne mund të synojmë tju vëmë vetulla mekanizmave të caktuar apo institucioneve të sapo ngritura, por mund t’i prishim sytë reformës në drejtësi cka do të ishte me pasoja afatgjata

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cim tironci: 23/05/2020 20:26

    Z XHAFAJ JE POLITIKAN I DJEGUR MBAS SAIMIR TAHIRIT DHE ERION VELISE KUR TA TERHEQIN TIRONCIT ZVARRE

    Përgjigju
  • Besimi: 22/05/2020 22:37

    E tha Xhafa po kush e degjoi?! Keta njerez duhet te jene te çmendur se ku do e çojne kete vend!!! Po pse duhet te fusin hundet dhe atehere kur e bejne dhe e miratojne vete

    Përgjigju
  • Aldo njeshi: 22/05/2020 22:36

    Like floriri e ka si zakonisht zakon te kapi drejtesine dhe do tani te perfshihet publikisht dhe ligjerisht ne drejtesi qe te mbroj veten dhe MonikeN

    Përgjigju
  • Andi: 22/05/2020 22:35

    Po kjo eshte arsyeja pse Xhafa duhej degjuar ne ate kohe, se i parapriu pikerisht kesaj marreveshje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?