Lifestyle

3 mënyra të thjeshta si të krijojmë detergjent natyral me sodë bikarbonati për pastrimin e sobës dhe frigoriferit

14 Qershor 2021, 12:15| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 12:21

  • Share

Soda e bukës është një pastrues natyral dhe çudibërës. Sabina Sherifi blogerja e cila shpeshherë sjell provojën e saj në “ Rreze Dielli” duke treguar receta dhe këshilla të ndryshme, shpjegoi sot se si mund të pastroni sobën dhe objekte të tjera nëpërmjet sodës së bukës.

“Një produkt I jashtëzakonshëm që në kulturën popullore gjen përdorim thuajse kudo që nga kujdesi për higjenën personale deri tek larja e rrobave dhe si produkt kozmetik. Duket pak si e pabesueshme por ajo mund të bëjë mrekulli. Efektet e saj mhanitëse mund ti shihni që nga përdorimi në kuzhinë, tek detergjentët larës dhe tek produktet kozmetike” tha Sabina Sherifi.

Receta e parë që sygjeroi ajo, është përgatitja e një ilaci natyral për larjen e sobës, që mos të ketë gërvishtje dhe të shkëlqejë.

 uthull molle ose uthull e bardhë

sodë buke 2 lugë gjelle

1 lugë çaji kripë

“I përziejmë së bashku dhe në momentin që krijohet një si pastë, I shtojmë ujë të vakët  dhe ja ku e kemi detergjentin e sapo krijuar. Me këtë detergjent do të lagim një sfungjer të butë dhe të fërkojmë pianurën për të hequr njollat. Në rast se njollat janë më të forta mund të vazhdojmë të hedhim dhe pak sodë bukepër ta fërkuar dhe më pas me një elck të lagur do të pastroni pianurën dhe sdo të ketë asnjë gërvishtje” tha ajo.

Ndërsa receta e dytë që mund të përdorni sodën e bukës për të bërë një detergjent natyral është shumë e thjeshtë dhe përdoret për pastrimin e frigoriferit:

Për këtë detergjent do t’ju duhen vetëm dy përbërës:

1 litër ujë

2 lugë sodë buke

“ Duhet të kujdesemi që të tretet mirë dhe me këtë mund të pastrojmë frigoriferin nga brenda dhe jashtë dhe nuk ka nevojë për shpëlarje, duke qenë se është një antibacterial shumë I mirë. Ose për të eleminuar aromat mund të lini një enë të vogël me sodë buke dhe neutralizon të gjtihë aromat që krijohen në frigorifer” përfundoi ajo.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?