Politikë

3 kriteret e Bashës për të qenë ministër i tij nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit, sfidon hapur LSI-në

5 Prill 2021, 19:34| Përditesimi: 5 Prill 2021, 21:01

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndonëse shquhet për mungesë serioziteti sa i takon mbajtjes së premtimeve, ka shpallur tre kritere që duhet të plotësojnë kandidatë për ministër, nëse opozita do të fitojë zgjedhjeve e 25 prillit. Kushtet janë të jenë personazhe me identitet politik, pra jo anonimë, të përfaqësojnë grupe të ndryshme interesash si dhe të mos kenë qenë më parë ministra. Dy kushtet e para, Lulzim Basha, e ka shprehur mes rreshtave në librin e tij ‘Misioni im’.

“...Qeverisja ime me një bazë të gjerë përfaqësuese, që fillon nga e djathta në të majtë dhe me shumë partnerë të koalicionit, përfaqëson sensibilitete të ndryshme të shoqërisë dhe do të ketë një filozofi krejtësisht të ndryshme nga kjo e sotmja... Ne kemi parë këto vite ministra të cilët nuk kanë asnjë lidhje me elektoratin e Partisë Socialiste. Ata kanë qenë njerëz jopërfaqësues. Të vetmen gjë që kanë përfaqësuar, ka qenë egoja dhe interesat personale të shefit të tyre. Si të tillë, ata nuk mund t'i shërbejnë asnjëherë interesit publik, por vetëm interesit personal të tyre. Ministrat e qeve risë sime të ardhshme do të jenë zgjedhje krejt të tjera. Ata do të jenë përfaqësues me identitet politik dhe profesional dhe me lidhje të forta me elektoratin, në shembullin e të gjithave...”.

Ndërkaq, ditën e sotme, Lulzim Basha, në një studio televizive, shpalli edhe një kriter tjetër. Basha tha se anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, nuk duhet të kenë qenë më parë ministra. Ky qëndrim lexohet si një mesazh i qartë për LSI-në, pasi përjashton automatikisht Perit Vasilin, Luan Ramën, Edmond Haxhinaston dhe Klajda Gjoshën nga planet e tij për qeverinë e ardhshme, gjithnjë nëse fiton zgjedhjet. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?