Urgjenca, spitali Infektiv

3 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 278 raste të reja

1 Gusht 2022, 17:08| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 17:11

  • Share

278 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa persona kanë humbur jetën nga virusi.

Infektimet e reja janë identifikuar nga 645 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 975 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë shënuar 301,288 raste shërimi nga COVID-19.

Aktualisht në Shqipëri janë 7,539 qytetarë aktivë me virusin, ku në spital po marrin trajtim 35 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 1 gusht 2022

Raste të reja ditore   278

Të shëruar në 24 orë    975

Të shtruar në spitale    35

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore     645

 

Testime totale   1,918,822

Raste pozitive     312,375

Raste të shëruara    301,288

Raste Aktive     7,539

Humbje jete    3,548

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  3,952

Fier 625

Durrës  573

Vlorë     454

Elbasan  393

Korçë    331

Shkodër    327

Berat     251

Gjirokastër    238

Lezhë    219

Dibër     114

Kukës    62

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?