TIRANË- Një super mbrëmje, e ka konsideruar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka kualifikimin për në turin tjetër të Europa League të tre skuadrave shqiptare, Kukësi, Laçi dhe Teuta.
Ai thekson se fitoret e mbrëmjes së sotme nuk janë të rastësishme, por si shpërblim për punën e tyre.
"Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas kualifikimit të Teutës më herët gjatë ditës, vjen edhe suksesi i KF Laçit në transfertën azere si edhe triumfi i Kukësit ndaj Slavia Sofjes. Është fantastike, më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte! Asgjë nuk vjen nga rastësia, ky është një sukses që vjen si shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë në vazhdimësi.
Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare në turin tjetër të Europa League, krenar për futbollin shqiptar! Urimet më të mira edhe për Laçin edhe për Kukësin. Suksese të mëtejshme në Europa League. Faleminderit për emocionet që na dhuruat! Sot ishte një Shqipëri futbolli. Një Shqipëri që shkëlqen. Shqipëri që jep shpresë....", shkruan Duka.
Ah ti dhe mender FSHF keni kontriput te madh. Ja keni futur gjumit nate e dite. Te ishte per Juve asnje skuader nuk kualifikohej, ju lumte presidenteve, trainereve dhe lojtareve, se per juve te Drumbaja me dy byreke do perfundonim.
Përgjigju