12-vjeçari që u raportua i humbur nga familjarët

Kronikë

3 ditë i zhdukur, kjo është 50-vjeçarja që kishte rrëmbyer të miturin për të lypur në rrugët e Sarandës, mohon akuzat: Doja ta ndihmoja (EMRI)

7 Korrik 2021, 08:23| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 14:17

  • Share

SARANDË- Nga Tirana në Sarandë, ky udhëtim i 12-vjeçarit që ishte i raportuar i zhdukur nga babai i tij, nuk ishte aspak rastësor. Të gjithë iu bëri përshtypje se si një 12-vjeçar, pa para në xhep, ka mundur që të ikë në një qytet të largët, por fatkeqësisht kemi të bëjmë me një rast flagrantë të trafikimit të të miturve.

Report Tv mëson se ai ishte rrëmbyer nga 50-vjeçarja e identifikuar si Bukuroshe Muharremi, banuese në Sarandë. Burime zyrtare bëjnë me dije se 50-vjeçarja e ka marrë 12-vjeçarit për ta nxjerrë që të lypte. Ka qenë babai i të mitur që ka bërë denoncimin në media, ku fatmirësisht qytetarët, si edhe organet kompetente u vunë në lëvizje e duke bërë të mundur gjetjen e tij.

Ai kishte humbur që më 4 korrikk, ku kishte dalë nga banesa e tij në Bathore, për t'u gjetur 3 ditë më pas teksa lypte në rrugë.

Ora 14:13
Akuzohet se rrëmbeu të miturin dhe e detyroi të lypte, Report Tv zbardh dëshminë e 50-vjeçares në Sarandë: Doja ta ndihmoja

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Bukuroshe Muarremi, e cila akuzohet se ka rrëmbyer 12-vjeçarin dhe e ka detyruar që të lypë në rrugë. Para oficerëve të Policisë, ajo ka mohuar akuzat, duke thënë se kishte për qëllim të ndihmonte të miturin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juljan: 01/08/2021 13:26

    Pergjigju 9 femi 30 nipa bukuroshe muharemi

    Përgjigju
  • Iris: 08/07/2021 01:22

    Na mbushe mendjen me //doje t'a ndihmoje// !! Po te ishte puna per te lypur,nuk ishte e nevojshme t'a merrje ne Greqi,se lypjen mund t'a bente dhe aty ku ishte.Duhet t'i nxirrni dhe foton,jo vetem emrin,se nuk i dihet,nese kete krim e ka bere dhe me pare,apo mund t'a beje perseri ne te ardhmen.Vertet u kap,por vetesiguria dhe guximi i treguar,me ben te dyshoj qe nuk eshte as amatore,as fillestare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?