3 aksidente brenda ditës/ Smarti bëhet 'shoshë' në rrugën e Shëngjinit! Lëndohet shoferi dhe pasagjeri (VIDEO)

27 Dhjetor 2020, 15:32| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 15:55

  • Share

3 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme. I fundit në rrugën e Shëngjinit afër Knallës Lezhë dhe siç shihet nga pamjet e Report Tv makina tip "Smart" është bërë "shoshë" nga përplasja me "Opelin".

Në këtë aksident ka mbetur i lënduar shoferi i makinës dhe pasagjeri.

"Më datë 27.12.2020,rreth orës 14:50 ,në rrugën e Shëngjinit, afër Knallës Lezhë, ka një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip Opel me mjetin tip Smart, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejutesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të", thotë policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave. 

Më parë gjatë ditës së sotme është shënuar një aksident në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur "Uznovë e madhem, një tjetër në aksin Lushnje-Berat dhe në Lushnje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?