29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia

27 Nëntor 2023, 16:15| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 18:27

  • Share

Aleksandër Avdiu, vëllai i 29 vjeçarit Angjelo Avdiu i cili u gjet sot i varur në një pemë në Greqi ka folur për studion e “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report Tv.

Duke folur rreth hetimeve mbi ngjarjen, Aleksandër Avdiu u shpreh se policia greke po e heton si vetëvrasje dhe jo si vrasje, pavarësisht raportimeve se 29 vjeçari ishte gjetur i varur në një pemë me duar të lidhura.

“Policia na tha se u gjet i varur dhe dyshojnë për vetëvrasje. Sipas policisë vëllai nuk i kishte duart të lidhura siç e kanë publikuar mediat greke.  Vëllai ka hyrë në një banesë të pabanuar 8 km larg vendit ku ne humbëm gjurmët.  Trupin e ka gjetur pronari i banesës dhe ka njoftuar policinë”- u shpreh Aleksandër Avdiu.

Më tej, ai theksoi se pasi u paraqit në vendngjarje, e njohu të vëllain e pajetë vetëm për shkak të çakmakut që ai mbante me vete.

“Atë ditë shkova sapo njoftoi policia. E njoha nga çakmaku sepse ishte e vështirë për ta dalluar”- shtoi ai.

Emisioni Pa Gjurmë trajtoi rastin e 29 vjeçarit i cili u raportua i zhdukur që prej mëngjesit të 29 tetorit. Ai u kishte thënë familjarëve se po shkonte tek banesa e ish-bashkëshortes për t’i kërkuar një ribashkim, për shkak se ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Mëngjesin e sotëm (27 nëntor) babai i një fëmije, u gjet i varur në një pemë në fshatin Agios Konstantinos Fthiotidas, rreth 8 kilometra larg banesës së tij.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?