29 vite nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA, ambasadorja: Jemi krenarë me Shqipërinë

15 Mars 2020, 21:57| Përditesimi: 15 Mars 2020, 22:01

  • Share

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar 15 marsin e vitit 1991, përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. "Pas 52 vitesh të ndarë, më 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë. Gëzuar përvjetorin" shkruan Kim.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë që rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e SHBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i ngarkuar me punë dhe i pasuar nga ambasadori i SHBA Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Më 11 qershor 1991, ish-Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA, që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë përparuar e janë rritur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?