29 mijë profesionistë të lirë do të tatohen në vitin 2024! Sondazhi në Shqiptarja.com: 46.4% e qytetarëve nuk janë dakord

29 Dhjetor 2023, 14:44| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 15:51

  • Share

Nga 1 janari 2024 rreth 29 mijë profesionistë të lirë të ndarë në 169 profesione futen në sistemin e taksimit me fasha. Kush fiton deri në 14 milionë lekë do paguajw 15% tatim, ndërsa ata që marrin mbi këtë vlerë do tatohen me 23%.

Lista për profesionet e lira, e miratuar më 20 dhjetor nga Këshilli i Ministrave, dhe përfshin aktivitete të tilla si avokatët, arsimtarët, mjekët, veteriner, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit apo ato të udhëtimit, operatorë turistikë, sportistë, call center, organizator eventesh, shërbimet IT etj. Taksimi tyre pritet të sjellë në buxhetin e shtetit 30 milionë euro të ardhura përgjatë gjithë vitit 2024.

Për këtë vendim, Report TV e Shqiptarja.com kanë zhvilluar dy sondazhe. I fundit është ai i datës 23 dhjetor pas publikimit të listës së personave që do taksohen, ku qytetarët janë pyetur nëse janë dakord që 169 profesione të lira të paguajnë tatim deri në 23%.

Deri më tani në sondazh kanë marrë pjesë 4.332 votues ku shumica nuk janë dakord që kjo kategori të taksohet nga 1 janari. Konkretisht 46.4% e qytetarëve janë kundër, 45.8% janë pro dhe 7.8% nuk kanë një opinion.

Ekspertët kanë ngritur shqetësimin që kjo skemë taksimi krijon pabarazi mes të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale dhe biznesi i vogël i cili deri në 2029 nuk paguan as tatim mbi fitimin e as TVSH.

Ky shqetësim është mbështetur nga pjesa më e madhe e qytetarëve në sondazhin e parë të bërë më 22 shtator 2023, ku qytetarët u pyetën, se si ju dukej ky vendim?

Në sondazhin me 5023 votues, më shumë se 46.8% (2,350 votues) prej tyre e vlerësojnë vendim të gabuar, taksimin e kësaj kategorie të shoqërisë. Ndërsa 45.6% e qytetarëve thonë se vendimi është i drejtë, ndërsa pjesa tjetër prej 7.6% nuk kanë një opinion mbi taksimin e tyre.

Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik dhe paguajnë vetëm kontributet. Por po ashtu tatimi i tyre ndihmon edhe skemën e pensioneve të fuqizohet më shumë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tefik: 29/12/2023 21:15

    Te paguajne se mjeket dentistet,avokatet etj jane bere milionera duke xhvatur miletin

    Përgjigju
    • Tefik lapsi: 30/12/2023 09:16

      Dhe ti mendon se po ju rriten shpenzimetmjekeve, dentisteve, fotografeve, It-ve, elektricisteve nuk do te ta rrisin cmimin ty?

    • Tefke: 30/12/2023 01:38

      Po mo tefke vazhdo bej hesapet e te tjereve ti. Rrjepja per se gjalli po te behet jane oligarket dhe politikanet e korruptuar, jo nga profesionistet, hidrauliket e marangozet qe s'marrin asgje nga shteti dhe tw gjitha i sigurojne vete, po ti si myk qe je per ata nuk e hap gojen

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?