Foto ilustruese

28-vjeçari plagoset me armë zjarri në këmbë në Shijak, mister rrethanat

30 Maj 2020, 22:20| Përditesimi: 30 Maj 2020, 22:21

  • Share

Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në Shijak, por nuk dihen ende rrethanat e plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur  tek stadiumi, ku shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, është plagosur me armë zjarri në këmbë. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?