28 vite nga masakra e Srebenicës, BE: Një nga faqet më të errëta të historisë së Europës! Kurti: Ne duam paqe

11 Korrik 2023, 11:40| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 12:09

  • Share

Ditën e sotme, Bosnje-Hercegovinë shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian thekson përkushtimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas BE-së, pajtimi, paqja dhe drejtësia janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të mirë për të gjithë popullin e Bosnjë-Hercegovinës.

“Njëzet e tetë vite më parë u shkrua një nga faqet më të errëta të historisë evropiane. Ne ndajmë pikëllimin dhe dhimbjen e familjeve dhe miqve të viktimave dhe të të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Evropa kujton përgjegjësinë dhe dështimin e saj për të mbrojtur. Sot, ndërkohë që lufta shpërthen sërish në kontinentin evropian, ne zotohemi të bëjmë më mirë për të mbrojtur paqen dhe për të mbrojtur jetën”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Gjithashtu në këtë ditë të shënuar kanë reaguar edhe Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

Haradinaj në një postim në rrjetet e tij sociale ka përkujtuar jetët e shuara në Srebrenicë.

“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit. Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në një postim se ajo i kujton ideologjinë ç'etnike që Serbia e përdori edhe në Kosovë, për çka apeloi për ndëshkim të kriminelëve. Duke përmendur deklaratat e presidentit serb se gjoja Kosova është kundër dialogut, Kurti tha se fqinjësia e mirë arrihet vetëm kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve dhe sipas tij paqja është vetëm dënimi i kriminelëve.

“Kjo mizori peshon rëndë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare, edhe më shumë se çerek shekulli më vonë… Ne duam paqe, barazi dhe bashkëpunim mes shteteve dhe popujve në Ballkan, por themeli i asaj paqe është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme sesi edhe në shekullin 21 ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ‘ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut dhe kundër fqinjësisë së mirë’. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e duke vendosur drejtësi dhe kur palët nuk tremben nga distancomi prej krimeve”, tha ai teksa kujtoi edhe miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Kuvendin e Kosovës.

Ora 12:43
Rama përkujton masakrën e Srebrenicës: Mos harroni Srebrenicën

1689022031_edirama.jpg

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar masakrën famëkeqe të Srebrenicës.

Përmes një postimimi në rrjetin e tij social Facebook ai ka shkruar:

“11 korrik- 28 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës”, duke e shoqëruar edhe me një foto në të cilën shkruhej “Mos harroni Srebrenicën”.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Ora 12:08
Balla përkujton masakrën e Srebrenicës: Shprehim solidaritetin e plotë për viktimat dhe traumat njerëzore

1689070117_fc6ed17316c8446b9d505ca72da6cdaf.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.

Prej atij momenti për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës, të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

“Sot përkujtojmë dhe nderojmë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, duke shprehur më së pari dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga gjenocidi serb, si dhe përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e sinqertë, siç e ka dhe zakoni i shqiptarit, për tërë të lënduarit, të mbijetuarit gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë-Hercegovinë”, u shpreh Balla.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ben: 11/07/2023 18:53

    Kujtohu njehere per masakren ne Kosove ,pastaj ne sebrenice.

    Përgjigju
  • Jonida: 11/07/2023 13:15

    I paharruar qofte kujtimi i tyre

    Përgjigju
  • Ina: 11/07/2023 13:14

    Nje tragjedi qe preku te gjithe Europen

    Përgjigju
  • Joana: 11/07/2023 13:12

    Bravo zoti Kryeminister qe nuk i harroni keto ngjarje qe jan te thell per shume Shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?