Capital T

'28, shihemi pas 4 viteve', Capital T feston ditëlindjen në vit të brishtë

29 Shkurt 2020, 17:36| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 17:40

  • Share

Mundësia për të patur ditëlindjen në vit të brishtë, më 29 shkurt është 1 në 1461 persona, por rreperi i famshëm capital T është një prej tyre.

I quajtur ndryshe edhe si True Kapo sot mbush 28 vjeç.

Pas mesnate, reperi ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram foto e video, duke treguar si po e feston këtë 28-vjetor.

Ai ka darkuar pranë një akuariumi me peshq pa e treguar vendndodhjen e tij, edhe pse një ditë më parë ai ka postuar një foto pranë një pishine në Marok.

Bashkangjitur fotove nuk kishte si të mos jepte një koment epik siç ndodh gjithmonë.

“28, shihemi pas 4 viteve”, shkruan Capital T krahas fotos.

Përmes rrjeteve sociale, shumë fansa e kanë ururar për ditën e veçantë.

Postimi i tij

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?