‘28 nëntori’, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Vlorën: Festa e flamurit na bashkon çdo vit

27 Nëntor 2023, 13:52| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 14:47

  • Share

Shqiptarët e Kosovës si çdo vit zgjedhin Vlorën për të kremtuar festën e Pavarësisë.

Në prag të festës kombëtare rrugët e qytetit bregdetar dhe sheshi I Flamurit janë mbushur me vizitorë të shumtë.

Ata vizitojnë muzetë dhe ndjekin aktivitetet e shumta kulturore që organizohen për festa.

“Është traditë që prej 2009 kur u hap autostrada. Më 28 nëntor vijmë këtu sepse përmbushemi kombëtarisht”.- tha një qytetar.

“Çdo here zgjedhim që të jemi më 28 nëntor në Vlorë. Vijmë shpesh këtu dhe gjejmë kënaqësi. Urimet më të mira”.- u shpreh një tjetër.

“Festa Kombëtare na bashkon. Jam vizitor i rregull i datës 28 është data më unike që na bashkon trojet shqiptare”.- tha një tjetër.

Me rastin e festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit në Vlorë organizohen një sërë aktivitetesh artistike, ndërsa vizitat në muze dhe kala janë pa bileta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pavaresia: 27/11/2023 14:34

    Per kujtese pseudoPresidentit qe kemi..........dhe gjithe çakenjve qe ne cdo pervjetor vene ne diskutim 28 Nentorin. Rrofte Atdheu (i bashkuar)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?