Sali Berisha

28 apo 29 Nëntori? Berisha për ditën e Çlirimit: Hoxha ishte vasal i jugosllavëve siç është Rama sot i serbëve! Në 1944-n Shqipëria kaloi në një pushtim të ri

29 Nëntor 2022, 15:54| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 15:55

  • Share

Sali Berisha ashtu si në këto 32 vite demokraci edhe sot ka deklaruar se Shqipëria nuk është çliruar në 29 Nëntor, kjo e dokumentuar sipas tij në botime e dokumenteve të shumë historianëve.

Përmes një postimi shumë të gjatë në Facebook, ku në pjesën e parë bën historianin dhe në pjesën e dytë politikanin, Berisha fajëson Partinë Socialiste se po fsheh faktet dhe të vërtetën absolute. Ai i bën thirrje shqiptarëve se data 29 nëntor është mashtrimi që e majta politike i bën shqiptarëve, sepse sipas tij zgjedh të vazhdojë qeverisjen njësoj si regjimi komunist i para 3 dekadave.

Berisha shkruan se Enver Hoxha ka falsifikuar dokumentet e vërteta të datës së çlirimit, që sipas tij është 28 nëntor për ta njehsuar këtë feste me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë së atëhershme, e cila e kishte shpallur ditën e saj të cclirimit Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra , sipas Berishës, Hoxha falsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që pas bashkimit të Shqipërisë si Republikë e 7-të me Federatën e Jugosllavisë të festonin edhe shqiptarët me 29 nëntor së bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajcën se aty nuk kishin qene, por Çlirimin e vendit.

“Qëllimi i parë dhe me kryesor ishte krijimi i “Kalit të Trojës”, pra i një partie dhe lëvizjeje jugosllave në Tiranë të drejtuar, urdhëruar dhe përdorur prej tyre kundër çështjes shqiptare. Qëllimi i dytë ishte që në zbatim të porosive të Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo forcë dhe kjo lëvizje shqiptaro-serbe të mobilizonte shqiptarët në luftë kundër pushtuesve”, nënvizon Berisha.  

Ai thotë se Shqipëria ishte “Kali i Trojës” për të vazhduar regjimin komunist edhe në Shqipëri, e gjitha e qëllimshme që shqiptarët mos jenë të bashkuar, madje as me shqiptarët në Kosovë.

Por cila është ana tjetër e medaljes sipas Berishës? Kjo sipas tij lidhet me faktin se në vitin 1944 erdhën në pushtet komunistët, të cilët ishin si një tjetër pushtim për shqiptarëvt. Madje ish-Kryeministri e quaj vitin 1944 si ‘annus horribilis’ (Viti i tmerrshëm)

“Ana e zezë e medaljes se datës së 28 nëntorit 1944 pra datës se çlirimit është se kjo datë në të vërtet nuk do të shënonte çlirimin e vërtetë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm do të shënonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tije me pushtimin serb, jugosllave shumë herë më të rrezikshëm për vet ekzistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktaturës 46 vjeçare më të egër, me moniste, si pushtimi i brendshëm më barbare, që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Kështu qe kjo dite e nëntorit te vitit 1944 në vend që të ishte dita e mrekullisë kombëtarë dhe viti 1944 te ishte ‘annus mirabilis’ është dita e vendosjes se një pushtimi te zi dhe një ‘annus horribilis’ për shqiptaret”, shkruan Berisha.

Por Berisha ‘historian’ nuk mund të mos dilte në politikën e ditës. Ai e lidh marrëdhënien e ish Partisë Komuniste me jugosllavët me atë që sipas tij qeveria e sotme socialiste ka me Vuçiç në Serbi. Berisha thotë se Rama synon të vazhdojë regjimin komunist, i komanduar nga serbët.

“Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptarëve se ai ka mik dhe është krenar me miqësinë me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç ish-Gëbelsi i Millosheviçit, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Veriun e Kosovës do të betohej se Serbia do të bëhet me e madhe, vetëkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore tjera të Kosovës. Tragjike është se sot pas dy dekadave te çlirimit te Kosovës argati i Beogradit ne Tirane njëlloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxhet mbanë ne duar dhe tunde flamurin e zi te Serbisë se Madhe. Ne projektin e ndarjes dhe copëtimit te Kosovës, Edvin Kristaq Rama ne akt tradhtie te hapur kombëtarë ka lidhur Shqipërinë ne Aleance Trelaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe vendosur Kosovën ne darën e klikave armiqësore serbo-shqiptaro-maqedonase ne nismën Ballkani i hapur e cila i kundërvihet haptas nismës se Berlinit. “, shkruan Berisha, i cili thotë se përveç këtyre Edi Rama si vasal i Beogradit po zbaton ne Shqipëri politiken e shpopullimit dhe shkombëtarizimit kombëtar.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/11/2022 00:47

    Me te vertete qe 1944 eshte per disa /annus horribilis/.Me qe ra fjala kur u clirua Shqiperia ne 28,apo 29,po ju shoku Sali Berisha kur keni lindur,ne 1 Korrik 1944,apo 15 Tetor 1944 ?? Dhe se dyti,mire Enveri qe e paska zgjedhur 29 Nentorin qe t'i bente qejfin Titos,po ju pse zgjodhet 15 Tetorin,apo t'a kishit nen hijen e 16 Tetorit,datelindjes se Xhaxhit?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/11/2022 18:41

    Ketij salihut i ďoli si asaj gruas perdalë që i tha shoqes vet:-MA MBAJ PAK KËTË KOPILIN TIM SA TË ZIHEM ME ATË KURVËN E MUTIT!

    Përgjigju
  • Partizani Velo: 29/11/2022 18:29

    O Berish ti do dyfekun ne by* e o rob q*re

    Përgjigju
  • ZENUN TYTA: 29/11/2022 17:24

    O Salhe BAJGA po ti je spiun i Sërbit jo vasal. Ti je hajdut kriminel e njeri shum i pa skrupullt. Ne një fjal je jashqitje e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • aleksadros: 29/11/2022 16:04

    oo kanceri shqiperis po harrove qe i sherbeve Enverit dhe 22 vjet ishe antar i PP yy njeri i pabes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?