27-vjetori i PD,Basha fton të gjithë
demokratët:Të mblidhemi sot

11 Dhjetor 2017, 11:43| Përditesimi:

  • Share
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo forcë politike ndryshoi Shqipërinë dhe jetën e miliona shqiptarëve njëherë e përgjithmonë.

Në ‘Facebook’, Basha shpreh mirënjohje të thellë për themeluesit, qëndrestarët dhe të gjithë mbështetësit e anëtarët e PD, teksa i fton të mblidhen në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve, në shenjë nderimi, por edhe përgjegjësie në përmbushjen e idealeve për liri.

"Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët", shkruan Basha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?