Foto nga zonat e prekura nga shiu në Indi

Bota

26 viktima dhe dhjetëra të zhdukur, India ‘zhytet në ujë’, përmbyten shtëpi dhe prona, shiu nuk ndalet

18 Tetor 2021, 12:08| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 12:11

  • Share

INDI- Të paktën 26 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore, mes tyre edhe 5 fëmijë,  pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve, duke përmbytur kështu qytete edhe fshatra.

Ndërsa orët kalojnë dhe ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht ndërsa po luftojnë më kohën dhe motin e keq, frika se numri i viktimave do të vijë duke u rritur bëhet dhe më e madhe, kjo pasi numri i personave të zhdukur është relativisht i lartë.

Kottayam dhe Idukki janë dy nga zonat më të prekura për sa i përket pasojave fatale të shirave ditët e fundit në Indi, që kanë përpirë dhjetëra shtëpi.

Mijëra njerëz janë evakuuar në të gjithë vendin dhe 184 kampe janë ngritur ku po ndihmohen mbi 8 mijë persona duke iu siguruar ushqim, një vend të ngrohtë për të fjetur dhe veshje.

Në ndihmë i ka hyrë edhe qeveria personave të prekur, duke njoftuar se person q ka humbur shtëpinë gjatë kësaj tragjedie do të shpërblehet.

Pamjet të cilat po qarkullojnë orët e fundit në rrjet janë vërtet dramatike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?