Bardhi në Kavajë

26 marsi '90, Bardhi me deputetët e tij takime në Kavajë! Akuza qeverisë: Investitorë të afërmit e ministrave

26 Mars, 18:12| Përditesimi: 26 Mars, 19:27

  • Share

Demokratët përkujtuan në Kavajë demonstratën e parë anti-komuniste të 26 Marsit 1990.

Gazment Bardhi bashkë me deputetët e tij zhvilluan takime në qytetin simbol të revoltës ndaj komunizmit, ndërsa para demokratëve të Rithemelimit akuzoi qeverinë se

'Edhe  pas 33 vitesh, Kavaja i dha leksion partise demokratike, dhe na tregoi të gjithëve se cila eshte rruga qe duhet te ndjekim drejt 2025. Une nuk do te shpall fitoren sot ketu, por kam bindjen se po te bejme ate qe bete ju në Kavajë, që nuk u nënshtruat, reaguat, u përballët, kishit alternativën dhe ekipin e duhur, duke treguar vlera, ne do të mund të realizojme ate qe se realizuam dot ne vitin 2021. Te garantojm fundin e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e rotacionit që ka nevojë Shqipëria.'- tha Bardhi.

Bardhi, tha se nuk do të flas kër  keqeverisjen e Ramës, sepse janë qytetaret ata që shumë më shumë se deputetë po e vuajne atë. 

"Nuk kam ndermend tu flas ju se sa keq qeveris Edi  Rama. Sepse ju jeni ata që me shumë se ne e vuani keqeverisjen. Madje në vitet e fundit ne ua kemi shtuar vuajtjen me gabimet tona. Prandaj ne ju detyrohemi një ndjesë të sinqertë dhe krahas kësaj kemi për  detyrë të krijojmë rrugën se si Partia Demokratike, do duhet të kthehet në pushtet".

Gjatë vizitës në Kavajë, Bardhi dhe deputetët e tij të shoqëruar nga kryebashkiaku Fisnik Qosja zhvilluan homazhe edhe në bustin e heroit Josif Bundo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?