Ndonëse, mbarë bota ka pezulluar aktivitet kulturore të traditës, Festivali i Këngës do të rikthehet tek publiku në edicionin e tij të 59-të.
Komisioni që ka vlerësuar emrat që do të garojnë në këtë festival përbëhet vetëm nga artistë shqiptarë, si këngëtarët Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Eugent Bushpepa dhe kompozitori Klodian Qafoku. Ndërsa, kanë përzgjedh 26-të artistë të rinj, ku mes tyre, edhe këngëtarja Manjola Nallbani.
Lista e Këngëve Konkurruese Fest 59, me interpretuesit
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Ëendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena