Sylvinho me futbollistin Arbër Hoxha

26 futbollistë nën urdhrat e Sylvinhos, sot kombëtarja me grupin e plotë! Hoxha stërvitet për herë të parë si kuqezi (VIDEO)

19 Mars, 11:03| Përditesimi: 19 Mars, 11:06

  • Share

Për herë të parë që prej nisjes së grumbullimit ditën e dielë, trajneri i kombëtares Sylvinho do ketë sot në dispozicion të 26 futbollistët e thirrur për dy ndeshjet miqësore të kombëtares me Kilin dhe Suedinë. I fundit që do bashkohet me kuqezinjtë në “Shtëpinë e Futbollit” është mbrojtësi Naser Aliji, ndërsa stërvitjen e parë nën urdhrat e Sylvinhos e ka kryer Arbër Hoxha, risia e këtyre dy ndeshjeve i cili vjen nga Dinamo Zagreb.

Kombëtarja fillimisht më 22 mars në Itali do luajë miqësoren e parë kundër Kilit, ndërsa më 25 mars kundër Suedisë në Stokholm. Këtë herë Sylvinho ka thirrur 26 futbollistë nga të cilët 23 do përfshihen në listën zyrtare. I fryrë është sulmi ku në ndryshim nga ngrumbullimet e tjera përveç Arbër Hoxhës janë thirrur Rey Manaj, i cili po shkëlqen në Turqi, por edhe Armando Broja, i cili këtë sezon po vuan në Premier League.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?