25-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne! Osmani: Lufta e familjes Jashari shënjoi kthesën vendimtare për kombin

6 Mars 2023, 12:58| Përditesimi: 6 Mars 2023, 19:58

  • Share

Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot një seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në sallën e Kuvendit të Kosovës, së bashku me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ka hyrë edhe Rifat Jashari i cili është pritur me duartrokitje nga deputetët.

Në fjalën e saj Presidentja e Republikës së Kosovës ka thënë se Çdo fillim marsi vështrimi i shqiptarëve kthehet nga ngjarjet historike të cilat kanë shenjuar një kthesë vendimtare për kombin dhe janë ngulitur fort në kujtesën e qytetasve të Republikë së Kosovës.

 “Këto ngjarje janë pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë sonë historike mbi të cilën në shtresojmë secilën përpjekje tonën për ta konsoliduar shtetin tonë për të cilin breza të tërë kanë sakrifikuar jetën  e tyre”, tha Osmani.

Ajo më tej shtoi se ngjarjet e 5,6,7 Marsit të vitit 1998, përbëjnë jo vetëm kujtesën tonë për historinë më të re të Kosovës, por edhe një nga shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë i ri Republika e Kosovës.

Me duartrokitje deputetët e Kuvendit të Kosovës e mysafirë të shumtë pritën Rifat Jasharin, vëllain e Hamëz e Adem Jasharit. I shoqëruar nga krerët e shtetit, ardhja e Jasharit do të shënonte fillimin e seancës solemne, që edhe kësaj radhe nisi me rreth 15 minuta vonesë. Në fillim të saj u intonua himni i Kosovës e ai kombëtar për të vazhduar me një minutë heshtje në nder të të rënëve për liri.

Rifat Jashari e nisi fjalën me mirënjohje ndaj shteteve të bashkuiarta të amerikës dhe dëshmorëve të kombit.

“Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, ne kemi arritë sot këtu, jemi të lirë, jemi tubuar të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet mike i kemi pranë nesh, edhe ju ushtarë të nderuar e oficerë. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, u shpreh ai.

Vëllai i Adem jasharit, ia drejtoi një thirrje edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i kërkuar ndarje përfundimyare nga Serbia.

“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar që të jeni të një gjuhe, të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”, u shpreh tutje ai.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje. Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër forcave serbe Pas 78 ditësh bombardime Sllobodan Millosheviçi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Ora 14:23
Rifat Jashari në Kuvend: Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia

Seanca solemne për “Epopenë e UÇK-së” ka përfunduar me një fjalë rasti të kryefamiljarit të familjes heroike Jashari, Rifatit. Rifat Jashari, para deputetëve, është shprehur falënderues e i ka përshëndetur me theks të veçant ambasadorët e huaj, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i këme në përkrah.

“E nderuara kryetare e shtetit, I nderuar kryetar I Parlamentit, I nderuar kryeministër, deputet e deputete të Kuvendit. Këtu u fol që ka edhe ambasador, I përshëndes të gjithë, duke I falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi në krah. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit. Uroj ta përfundojmë siç osht ma së miri, punën me Serbinë. Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit, të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar që të jeni të një gjuhe, të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”, tha shkurt Rifat Jashari, fjalimi i të cilit u shoqërua nën duartrokitje të shumta.

Ora 13:09
Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti: Prekazin po e shndërrojmë në peizazh historik-kulturor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e falënderoi “me përkulje respekti” Rifat Jasharin, vëllain e komandantit ikonik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari,

Kurti foli në seancën solemne të Kuvendit për punët që po bëhen për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

“Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar, është që institucionet të investojnë ashtu që i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peizazh kulturor historik ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve”, tha Kurti.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 06/03/2023 13:28

    Prekazi eshte vetem nje beteje.Sigurisht Ka vendin e saj.Por te festosh betejat e UCK dhe asnje fjale per drejtuesit e saj ,qe kalben ne Burg me akuzat te pergatitura ne Belgrado,me ndihmen e pakursyer te drejtuesve te PD se Sali Berishes,agjent i Beogradit qe ne Rini,kjo eshte tradheti kombetare,tradheti ndaj UCK,eshte hipokrizi ne luften per karriken.

    Përgjigju
    • e drejta: 04/04/2023 13:20

      BRAVO ..FIKS FARE

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?