Kronikë

Vlorë, 25-vjeçarja rrëzohet nga anija turistike e ankoruar pranë portit, ndërron jetë në spital! Kishte fraktura në kokë, dyshohet se ishte e dehur! Arrestohet punonjësi

3 Shtator 2021, 17:26| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 21:19

  • Share

VLORË- Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë sot, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë. Pas aksidentit, e reja, ende e paidentifikuar, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.  Dyshohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shtetësi italiane, por ende nuk dihet nëse ka qenë vetëm apo e shoqëruar në anije.

Sipas mjekëve e reja kishte disa fraktura në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, që mendohet se janë shkaktuar nga përplasja e kokës kur ka rënë nga anija dhe sasia e ujit që ka pirë.

Ndërkohë për ngjarjen është arrestuar një nga punonjësit në anije, Aleksandër Golemaj 47 vjeç, i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Aktualisht grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Anija ‘Liburna’, nga ku ra 25-vjeçarja, është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror.

Ora 21:03
Shëtit turistët nga Vlora në Sazan e Karaburuni, ja anija turistike ku humbi jetën 25-vjeçarja

Anija ‘Liburna’ është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror. Në këtë anije paraditen e sotme 25-vjeçarja, që mendohet se ishte me shtetësi italiane dhe e dehur, ka rënë gjatë kohës që duke zbritur, ndërsa anija ka qenë e ankoruar.

Ora 21:02
Humbi jetën pasi ra nga anija e ankoruar në Vlorë, 25-vjeçarje dyshohet se ishte italiane! Kishte fraktura në kokë

25-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme në spitalin e Vlorës, pasi ra nga një anije e ankoruar në tentativë për të zbritur nga ajo edhe nuk është identifikuar, por mendohet se vajza mund të ketë shtetësi italiane. Ende nuk dihet nëse ajo ka qenë e shoqëruar apo vetëm, por sipas mjekëve e reja kishte disa fraktura në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, këto mendohet se janë shkaktuar nga përplasje e kokë kur ka rënë nga anija dhe sasia e ujit që ka pirë.

Aktualisht hetuesit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beso: 04/09/2021 04:23

    Gjynaf goca. Por nuk e kuptoj perse i arrestojme njerzit kot! Pa prove, hertim asgje. Kaq idiot e kemi policine edhe pas 30 vitesh? Vertet skandaloze.

    Përgjigju
  • Anija: 03/09/2021 20:10

    Kan arestuar kot ate kapitenin, e ka shit pronari, anija niset gjithmon mbi kapacitet, do zoti nuk mbytet

    Përgjigju
  • Klevis: 03/09/2021 20:07

    Dilni njeher nga Kapiteneria se cdo gje fillon nga aty.

    Përgjigju
  • Arifi: 03/09/2021 19:43

    Anijet turistike si furgonet e linjes. Mbi kapacitet, pa jelek shpetimi.

    Përgjigju
  • Parruca: 03/09/2021 16:49

    Po nga kapiteneria nuk beri nje xhiro policia dhe prokuroria? Anijet dalin nga porti me dyfishin e kapacitetit te pasagjereve dhe kapiteneria ben sikur nuk e ka mendjen, se sigurisht zarfi me leke vazhdon te qarkulloje. Anijet jane ne pike te hallit per masat e sigurise lere pastaj per masa anti-covid, por askush nuk i ndalon te dalin ne det. Keshtuqe per vdekjen e kesaj vajze nuk ka vetem 1 fajtor por disa, duke nisur nga kapiteneria, tek probari i anijes dhe ne fund jane punonjesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?