25-vite bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza në Durrës

10 Nëntor 2022, 12:04| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 11:53

  • Share

Kanë kaluar 25 vite nga dita kur Guardia di Finanza italiane u instalua në Portin e Durrës, me një mision të përbashkët me Policinë Shqiptare për monitorimin e kufirit detar.

Në vitin e vështirë 1997 kur u krijua Njësia Kufitare kishte për qëllim të luftonte trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike dhe armëve ndërsa sot partnerët kanë intensifikuar bashkëpunimin në menaxhimin e integruar të kufijve.

“Italia do ta vazhdoje te mbështetëse Shqiperine pasi këtë vit u hap një tjetër kapitull në historinë e Shqipërisë çelja e negociatave në BE dhe Shqipëria një ditë do jetë anëtare e BE me të drejta të plota”.- u shpreh ambasadori Bucci.

I pranishëm në këtë ceremoni, Gjeneral Giusepoe Zafarana, Komandant i Përgjithshëm i Guardia di Finanza foli për operacionet e suksesshme.

 ‘Suksesi i njësise ka çuar autoritetet qeveritare në vendimin për hapjen e një njësie të ngjashme në Ishullin e Sazanit në Vlore. Ndër vite GF ka kryer kontrolle efektive, jo vetëm në det, por edhe në ajër me avionë për parcelat e kanabisit, ku bashkë me palën shqiptare kemi goditur grupet kriminale’.- tha Gjenerali Zafarana.

Në fund u zbulua pllaka përkujtimore e 25 vjetorit, ndërsa të pranishmit ndoqën dokumentarin me pamje të operacione ajrore e detare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?