Politikë

25 prilli, Yuri Kim: Kush pengon votën e lirë të hetohet plotësisht! Askush s'është mbi ligjin dhe s'duhet të ketë trajtime të veçanta

22 Prill 2021, 12:05| Përditesimi: 22 Prill 2021, 14:19

  • Share

"Nuk mund të ketë asnjë trajtim të veçantë për ata që shkelin ligjin dhe  pengojnë votën e lirë", ishte mesazhi i Ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për institucionet që garantojnë lirinë e votës dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe hetojnë krimet zgjedhore. Këtë mesazh të SHBA, Kim ia përcolli Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela që u takua ditën e hënë, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me të cilin u takua më herët.

Kim shkruan në twitter se do të takohet edhe me shefin e SPAK, Arben Kraja, ku në qendër të diskutimeve do të jetë procesi zgjedhor i 25 prillit. SPAK është edhe organi kompetent për të hetuar krimet zgjedhore.

"Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të hënën dhe do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Arben Kraja. U takova dje me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin", shkruan Kim në twitter.

Më 19 prill, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar edhe me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ku i kërkoi polici profesionale dhe të paanshme për zgjedhjet e 25 Prillit. Në zgjedhjet parlamentare të së dielës do të angazhohen rreth 8000 efektivë policie për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në gjithë vendin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?