Në pritje të programit të opozitës... LSI prezanton të hënën alternativën e saj! Programi i PD drejt 'dorës së fundit'

23 Janar 2021, 19:14| Përditesimi: 23 Janar 2021, 22:50

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha nuk e ka finalizuar programin që do t’i prezantojë elektoratit të tij, por Lëvizja Socialiste për Integrim zbulon të hënën alternativën me të cilën do të shkojë para votuesve të 25 prillit. 

Nga ana tjetër në selinë blu grupet e punës po përmbyllin fashikujt e fundit të  programin politik. Megjithatë duket se nuk ka ndonjë surprizë. Në takimet elektorale Basha i ka zbuluar pikat kyçe ku do të orientohen demokratët.

Plani i PD-së
Taksë e sheshtë 9%
Krijim i një shtrese të mesme me të ardhura  mesatare 1000 euro për familje
Lehtësim i procedurave për bizneset dhe investitorëve vendas dhe të huaj
Biznesi i vogël taksë vetëm 0.5% të xhiros
Moratoriumi për inspektoratet dhe taksidarët
Subvencione të drejtpërdrejta fermerëve
Një fond i veçantë për infrastrukturën bujqësore
Anulim i ligjit të pronave,
Politika nxitëse dhe pagat e mjekëve dhe infermierëve.
Investime në spitale dhe qendra shëndetësore
Ulja e tarifave, treg pune për studentët

Nëse shqiptarët do t’i  besojnë Lulzim Bashës qeverisjen e vendit pas 25 prillit, kryeopozitari ka premtuar rishikim të koncesioneve dhe anulim të atyre korruptive nëpërmjet platformës anti-mafia.  Paratë që do të përfitohen nga anulimi i këtyre koncesioneve korruptive, sipas tij,  do të shkojnë për të hapur vende pune dhe për të mbështetur biznesin

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Lulush: 24/01/2021 00:03

    Purdh pirdh se lirohesh

    Përgjigju
  • robi: 23/01/2021 19:36

    Po per pagat e mirepaguara sic shpreheni ju te leshitlikes sa e ke ndermend. Besoj 4000 euro. Po per lristat sa vende pune do hapesh ne ministrine e shalegjates dymetroshe, koka me qoshe, kaptina boshe kajda gjoshe surratnallonja surrattepsija leshelija

    Përgjigju
    • tosi: 24/01/2021 07:52

      Ministrine e arsimit do ta mare e pashkolluara me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja kurse ministrine e haremit te Jales do ta drejtoje surratalienja Floida sharebajga

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?