25 prilli, PD rrit vigjilencën për shit-blerjen e votës! Basha porosit drejtuesit e qarqeve: Shqyrtoni çdo rast

22 Shkurt 2021, 15:21| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 16:21

  • Share

Lulzim Basha kërkon nga drejtuesit politikë vigjilencë ndaj tentativave për të manipuluar votën më 25 prill. Në mbledhjen e së dielës me të besuarit e tij në krye të fushatës në të gjithë vendin, kryedemokrati kërkoi shqyrtimin e të të gjitha indicieve që mund të çojnë në raste konkrete të shitblerjes së votës.

Porosinë e liderit e konfirmoi nga Elbasani, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, njëherësh drejtues politik në këtë qark, i cili tha se po mbledhin të dhëna edhe për kërcënime nga ana e këtyre drejtuesve të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.

Partia Demokratike ka nisur tashmë prej javësh  fushatën derë më derë me qytetarët. Në fazën e parë të saj, drejtuesit politikë së bashku me strukturat po zhvillojnë takime për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, ndërsa pas 5 marsit, do të jenë kandidatët për deputetë që do të marrin në dorë fushatën, për të prezantuar në cdo shtëpi alternativën e demokratëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?