Foto ilustruese

25 prilli/ KQZ miraton fondin prej 140 mln lekësh për partitë politike për 2021

2 Shkurt 2021, 19:32| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 20:19

  • Share

Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi ditën e sotme fondin 140 milionë lekë  që do të përfitojnë partitë politike për fushatë.

Sipas vendimit të marrë këtë të martë, PS do të përfitojë  63. 4 mln lekë, PD 38. 9 mln lekë, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim 20. Milionë lek.

Vetëm pak ditë më parë KQZ hartoi draftin mbi alokimin e fondeve. Sipas KQZ ndarja e tyre është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare pra 2017 dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?