25 prilli/ Bumçi: Plani i PD-së ka marrë më të mirat e 2005-2013! Në Tiranë synojmë 18 mandate

7 Shkurt 2021, 15:01| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 15:18

  • Share

TIRANË- Demokratët vijojnë të besojnë se deklaratat e Ramës për programin e tyre politik, janë shenjë frike. I besuari i Bashës për të drejtuar fushatën në degët 1, 12 dhe 14 të Tiranës, Aldo Bumçi në një intervistë për Report Tv, pranon se demokratët janë frymëzuar nga qeverisja e 2005-2013 për programin.

“Fakti që vetë Kryeministri po meret me programin e PD do të thotë që është i kompleksuar. Një njeri që nuk ka program po fol vetëm për tepsi, ndihet keq kur një forcë politike vjen me një program serioz. Por pse qenka i parealizuar programi ynë për një fasho mbrojtëse për energjinë,  kur deri në 2013, deri në 300 kë, energjia subvencionohej nga shteti? Taksa e sheshtë nuk është eksperiment po ashtu. Një pjesë e programit tonë, jo i gjithi është propozim i një pjesë të masave të suksesshme të viteve 2005-2013", tha Bumçi.

Bumçi sqaroi 3 kategoritë për të cilat selia blu është angazhuar për t'i ardhur në ndihmë menjëherë pas 25 prillit.

 “Krijimi i një fryme pro biznesit, pro sipërmarrjes së lirë, e cila është goditur rëndë në këto 8 vite nga qeverisja e paaftë, Krijimi i mundësive për të rinjtë deri kur të bëhen me fëmijë dhe pensionistët”, shtoi ai.

Pavarësisht se të gjitha forcat politike po i shkelin masat e pandemisë, Bumçi thotë se përparësi është largimi i Ramës.

“Partia Demokratike është e vetmja forcë e përgjegjshme, jemi përballë një sjelljeje të papërgjegjshme deri kriminale të qeverisë, dhe një forcë politike që ka një program, kjo që thoni ju, patjetër që çdo njeri duhet të jetë më i kujdesshëm, por rrëzimi i qeverisë është përparësia e përparësive, përndryshe e keqja do të vijojë", tha ai.

Si një prej 8 udhëheqësve të fushatës në Qarkun më të madh të vendit, Bumçi tregon pritshmëritë për rezultatin në Tiranë ku tha se Partia Demokratike synon të paktën marrjen e gjysmës së mandateve, 18.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pd-isti: 07/02/2021 19:32

    nuk jam dakort me 18 deputete.unthem qe do fitoni deri ne 30 deputete...ne gjith vendin. kujt ja ndjen qe do fitojne 18 ne Tirane keta langot qe e shketerruan e dogjen e bllokuan Tiranen esht nje injorant.o dobic kur ben gjera te tilla kunder vendit maksimuin qe mund te maresh nje shkelm bytheve e 3-4 deputete te votuar nga legenat qe ju i paguani e qe i premtoni vende pune nqs do fitoni( dmth prit gomar te mbij bar) ik o bumc se na e shpife...jeni kerma qe qelbeni vetem duke ju shikuar ne tv

    Përgjigju
  • korcari: 07/02/2021 19:28

    gjalle qeneke ti o koke ....pretendon tiranen edhe ske turp e thua 18 deputete to o bole me mul nuken apo me grida kurven do i marresh ti je i humbur pi militantet e pd do tju marrin me gure mbas zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?