Foto ilustruese

Kronikë

24-vjeçari goditet me thikë në Shëngjin, dërgohet në Tiranë për mjekim

8 Gusht 2021, 10:51| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 10:54

  • Share

SHNËGJIN- Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta, ndërsa është mësuar se plagosja ka ndodhur rreth orës 01:50 në Shëngjin.

Burime Zyrtare bëjnë me dije se 24-vjeçari është identifikuar me inicialet M.P., banues në Lezhë. I riu është dërguar në Spitalin e Traumë ku po merr ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje kanë forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni për situatë, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?